Në njësinë B-2, është kryer remonti i rregullt vjetor, në gusht të këtij viti. Të gjitha punët në turbinën e njësisë B-2, janë kryer nën inspektimin e ekspertëve të kompanisë General Eletric (GE). Inspektimi ka rezultuar me disa të gjetura të cilat janë eliminuar. Për sigurinë e operimit të turbinës në njësinë B2, ekspertët e GE kanë rekomanduar kufizim të ngarkesës në operim, e cila pritet që të rritet pas aktivizimit të sistemit të ko-gjenerimit me 15 tetor.
KEK-u, e rithekson se spekulimet e disa mediave, lidhur me remontin e njësisë B2, nuk shkojnë në funksion të motivimit të punëtorëve, të cilët tashmë kanë dëshmuar gatishmërinë e tyre dhe po bëjnë maksimumin në operimin e njësive prodhuese, për të siguruar energji elektrike për qytetarët e vendit. Andaj, kërkojmë nga të gjithë palët që të mos bien pre e këtyre spekulimeve.