Një grup i nxënësve nga Komuna e Pejës kanë vizituar Korporaten Energjetike të Kosovës, konkretisht me interesimin e tyre ata kanë parë nga afër njësitë e prodhimit të dy termocentraleve.

Të organizuar nga disa organizata qeveritare, nxenësit e Shkollës së Mesme Teknike, respektivisht të klasave te 11-ta dhe 12-ta me kërkesën e tyre, janë interesuar të marrin njohuri se si funksionon sistemi i prodhimit në termocentralet “Kosova-A”dhe “Kosova-B”.

Nxënësit u pritën nga inxhinieri Arsim Thaqi, i cili i njoftoj për historikun e termocentralit “Kosova –A” për procesin e nxerrjes së thëngjillit, projektet e ambientit si elektrofiltret ,sistemin hidraulik të hirit, mbulimin e ish deponisë së hirit si dhe për aktivitetet që zhvillohen në monitorimin e mjedisit.

Nxënësve i është mbajtur një ligjeratë nga kryeinxhineri, Arben Avdiu në termocentralin “Kosova-B” ku u shpjegoj procesin e prodhimit të energjisë elektrike, për kapacitetet prodhuese si dhe shkallen e rrezikut ,duke iu ofruar mundësia që të shohin për së afërmi pajisjet e njësive prodhuese dhe komandat termike dhe elektrike.

Më pastaj, Avdiu u ka treguar nxënësve edhe për koeficentin e shfrytëzimit të kaldajave si dhe për regjionet e turbines dhe mbrojtjën e tyre, njëherit i njoftoj nxënësit se prej vitit 2002 nuk punohet me sistem mekanik por me pajisje te reja.