Për hir të korrektësisë dhe informimit të drejtë të qytetarëve, jemi të detyruar të reagojmë ndaj shkrimit të botur sot në Agjencinë e Lajmeve Kosovapress dhe me pas e ribotuar në shumicën e portaleve në Kosovë me titull “KEK'u u jep punëtorëve rrogën e 13-të”.



Ky lajm është krejtësisht spekulim. Nuk është e vërtetë që punëtorët e KEK-ut, menaxhmenti ose Bordi kanë marrë rrogën e 13-e siç shkruan në këtë artikull. 

 KEK-u në emër të Bordit dhe Menaxhmentit i siguron të gjithë qytetarët se nuk ka ndërmarr asnjë veprim të tillë siç spekulohet të kundërligjshëm dhe në favor të dikujt duke e dëmtuar buxhetin e Korporatës. 

E kundërta e saj, siç është dëshmua edhe para aksionarit, pra Qeverisë së Kosovës me fakte dhe statistika KEK-u ka arritur të jetë kompania publike me performancën më të mirë në Kosovës. Ndërmarrja me stabile financiare dhe që ka arritur të tejkaloj krizat më të mëdha të njohura tashme për publikun siç ishte rasti me shpronësimet në Hade dhe Shipitullë. 

Edhe një herë i lusim të gjitha mediat që për hir të informimit të drejt të qytetarëve të japin këtë sqarim.



 Kurse sa i përket rritjes së pagave, kjo është publike dhe është e njohur për të gjithë se ka qenë kërkesë e aksionarit, pra vendim i kërkuar nga Qeveria e Kosovës për të rritur pagat për 100 euro bazuar në kërkesat e Sindikatave të Punëtorëve.