Ushtruesi i detyrës se Drejtorit Menaxhues të Korporata Energjetike e Kosovës, (KEK), z. Njazi Thaçi, ka pritur në takim drejtorin e Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, z. David Oberhuber.

Qëllimi i kësaj vizite ka qenë për t’u njohur me për se afërmi me mundësitë qe ofron KEK-u me Qendrën Trajnimeve profesionale për përgatitjen e të rinjve për tregun e punës.

Z. Thaçi, fillimisht e ka falënderuar z. Oberhuber për gatishmërinë qe kanë treguar për ta vizituar KEK-un dhe Qendrën e Trajnimeve e po ashtu ka prezantuar programet me të cilat është e certifikuar kjo qendër. “Me lejoni të ju falënderojë në emër të të gjithë punëtorëve të KEK-ut për përkrahjen e vazhdueshme qe Organizata Juaj, GIZ në emër të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (BMZ), i jep Kosovës dhe në përgjithësi për përkrahjen e vazhdueshme qe ka dhënë shteti gjerman për popullin e Kosovës. Personalisht i kam përcjellë shumë projekte qe GIZ-ës te cilat i ka realizuar viteve të fundit në përkrahje të rinjve, grave dhe grupeve të tjera të margjinalizuara përmes institucioneve dhe organizatave të ndryshme qeveritare dhe joqeveritare. E vlerësoj shumë përkushtimin e juaj për zhvillim ekonomik dhe punësim. Kjo është edhe arsyeja qe kemi shprehur interesim të takohemi dhe të ju prezantojmë një plan strategjik të KEK-ut të cilin jemi duke e zhvilluar për të ofruar mundësi të aftësimit profesional”, ka thënë z. Thaçi në fillim të bisedës. Me pas e ka prezantuar, strategjinë për të inkurajuar të rinjtë për të shfrytëzuar mundësin qe ofron KEK-u në Qendrën e Trajnimeve për Aftësim Profesional.

“Po synojmë të krijojmë disa grupe për të filluar trajnimet teknike ku përfshihen programet e teknologjisë elektrike, Teknologji mekanike, Teknologjia e saldimit e po ashtu trajnimet tjera në programet e teknologjisë informative, menaxhim dhe administrim. Si dhe trajnimet nga lëmia e sigurisë në punë ku përfshihen programet e Sigurisë Industriale dhe mbrojtje nga zjarri”, ka thënë z. Njazi Thaçi- u.d. drejtor menaxhues i KEK-ut.

Me pas ka shpjeguar edhe për historikun e Qendrës së Trajnimeve dhe projektet e shumta qe janë realizuar deri me tani në partneritet me organizatat ndërkombëtare dhe institucionet vendore. “Objekti i Qendrës së Trajnimeve ka një sipërfaqe të brendshme prej 1572 m2. Është e pajisur me Laborator, salla të trajnimeve, punëtori dhe me të gjitha pajisjet e nevojshme. Trajner profesional për mbajtje të trajnimeve për pjesën teorike dhe pjesën praktike dhe të cilët janë të certifikuar ndërkombëtarësh. Si dhe të gjitha programet janë të certifikuara me ISO”, ka thënë ndër të tjera z. Thaçi. Nga ana tjetër, drejtori i GIZ-ës, z. David Oberhuber, është nda shumë i kënaqur me pritjen dhe prezantimin e kapaciteteve qe ka kjo Qendër si dhe me prezantimin nga inxhinieret profesional dhe trajnuesit e KEK-ut. “Ka qenë një vizitë shumë interesante në KEK. Ky është një institucion shumë i rëndësishëm edhe një mundësi e mirë për kandidatët e interesuar qe të ndjekin trajnimet dhe të përfitojnë nga kjo mundësi dhe të pajisën me njohuri për këto zanate. Është shumë e rëndësishme qe pajisen me çertifikata të njohura ndërkombëtarësh”, ka potencuar ndër të tjera drejtori i GIZ-ës, z. David Oberhuber

Ai po ashtu ka thënë se ky takim ka qene shume informative .