Menaxhmenti i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) në vazhdimësi ka mbështetur kërkesat e punëtorëve të saj dhe brenda kompetencave dhe mundësive financiare në vazhdimësi ka rritur pagat e punëtorëve dhe ka krijuar kushte më të mira dhe më të favorshme. Si asnjë institucion tjetër, kompani publike apo private në vend, Korporata Energjetike e Kosovës ka arritur të zbatoi obligimet që dalin nga Ligji i Punës dhe Kontrata Kolektive.

Përkundër telasheve të mëdha në operim dhe investimeve të vazhdueshme në teknologjinë e cila dihet së është e stërvjetëruar dhe kushton miliona euro në riparime dhe mirëmbajtje, kemi realizuar pagesat për përvojë të punës, pra secili punëtor i Korporatës gëzon të drejtën e tri pagave para pensionimit.

Përveç kësaj, secili punëtor i KEK-ut gëzon të drejtën siç parashihet me ligj edhe për shujtën ditore e cilia i paguhet nga 3 € për ditë punë. Po ashtu punëtorëve të Korporatës i paguhet edhe transporti, e shumë përfitime të tjera që i lehtësojnë barrën financiare dhe rrisin sadopak mirëqenien e familjeve të punëtorëve.

Në këtë drejtim, siç e dinë edhe të gjithë punëtorët, KEK-u ka realizuar në përpikëri edhe obligimin për siguri në punë duke i pajisur me mjetet mbrojtëse të punës dhe veshmbathjet e kualitetit më të lartë.

Në këtë aspekt, përveç paisjeve të domosdoshme të punës, një nga objektivat kryesore të menaxhmentit ka qenë dhe mbetet përkushtimi për të reduktuar në minimum rastet e lëndimeve. Raste këto të cilat ndodhin kryesisht në pjesën e tanishme të afarizmit të KEK-ut, ku përfshihën Divizioni prodhimit të qymyrit dhe të dy termocentralet (Kosova A dhe Kosova B) për shkak të natyrës së punës. Fatkeqesisht duke pasur parasysh natyren e punës në këto divizioine nga viti 2009 deri me tani kemi pasur 2 aksidente me fatalitet.

Ndërsa, numri lëndimeve në punë është zvogëluar në minimum. Si ilustrim, numri lëndimëve të puntorëve në punë, pra nga 4800 të punësuar ka pësuar rënie çdo vit, nga 169 lëndime sa ishin në 2009 deri vitin e fundit ka rënë në një shifror pra kemi me pak se 10 të lenduar.

Përtej kësaj, Korporata Energjetike e Kosovës është shembull më i mirë edhe sa i përket aplikimit të Sigurimeve Shëndetësore dhe aksidentale. Duke pasur parasysh që edhe sot institucionet vendore ballafaqohen me kërkesat elementare për sigurimet shëndetësorë të punëtorëve. Korporata nga viti 2013 ka realizuar Sigurimin Shëndetësor për të gjithë punëtorët e që mbulojnë shpenzimet shëndetësore në të gjitha klinikat publike e private brenda dhe jashtë vendit, një shërbim që fatkeqësisht ende sot shumica punëtorëve në Kosovë nuk e gëzojnë. Ndërsa sa i përket pagave të punëtorëve, nga viti 2009 Korporata ka aplikuar rritje të vazhdueshme në mënyrë lineare.

Kemi aplikuar nivelizimin e pagave me një strategji e cila duhet të merret shembull në Kosovë. Rritje pagash për punëtorët të cilët kanë qenë në nivelin e pagesë nën 50 %. Pra, nga viti 2009 Korporata ka aplikuar rritje pagash në mënyrë lineare duke zvogëluar kështu në vazhdimësi dallimet mes niveleve të pagave më të larta.

Për të gjitha këto të arritura dhe suksese që kemi pasur në mbështetjen dhe rritjen e mërqinjës së punëtorëve tanë, menaxhmenti, bazuar edhe në përgjegjësitë dhe obligimet ligjore në vazhdimësi i ka raportuar Bordit dhe pronarit, pra Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Të gjitha këto, janë realizuar falë punës dhe angazhimit të madh të të gjithë punëtorëve të KEK-ut. Menaxhmenti dhe Bordi i Korporatës i janë mirënjohës të gjithë punëtorëve që sot janë të punësuar dhe atyre gjeneratave qe kanë kontribuar ndër vite që KEK-u të jetë kompania shembull me preformancën më të mirë në Kosovë.