Sa i përket njësisë A3, si pasojë e rrjedhjeve të identifikuara në kaldajë, KEK-u ishte i detyruar ta ndalë përkohësisht njësinë për realizimin e sanimeve të nevojshme teknike. Pas përfundimit me sukses të punimeve, njësia A3 është rikthyer sot në operim dhe aktualisht operon në gjendje stabile.
Njësia A5 ndodhet në revizion të planifikuar, në përputhje me BVEE 2026, për periudhën 1–10 gusht 2026.
Ndërkaq, sa i përket njësisë B1, është vërtet e pakuptimtë që ajo të paraqitet në opinion vetëm si "jashtë prodhimit", kur KEK-u, për muaj me radhë dhe në dhjetëra njoftime publike, ka informuar vazhdimisht se kjo njësi, që nga muaji prill, i është nënshtruar projektit më të madh të modernizimit në historinë e saj, i cili përfshin rehabilitimin e njësisë, ndërtimin e elektrofiltrave të rinj dhe instalimin e sistemit DeNOx, me përfundim të planifikuar në gjysmën e parë të muajit dhjetor 2026.
Injorimi i këtij fakti, i cili është bërë publik në vazhdimësi nga KEK-u, nuk pasqyron gjendjen reale të kapaciteteve prodhuese dhe krijon një perceptim të gabuar te opinioni publik. Është e papranueshme që investimet strategjike qindra milionëshe për modernizimin e njësive prodhuese të paraqiten si mungesë e papritur e prodhimit, pa u ofruar qytetarëve konteksti i plotë.
KEK-u u bën thirrje mediave që, para publikimit të informacioneve për sektorin energjetik, t'u referohen njoftimeve zyrtare dhe dokumenteve publike. Raportimi i aktiviteteve të planifikuara të modernizimit dhe mirëmbajtjes si "blloqe jashtë prodhimit" nuk i shërben informimit të drejtë të opinionit, por krijon konfuzion të panevojshëm dhe dezinformon qytetarët mbi gjendjen reale të sistemit elektroenergjetik.
Lidhur me raportimet e publikuara në media, KEK Sh.A. sqaron se aktualisht është duke operuar plotësisht në përputhje me Bilancin Vjetor të Energjisë Elektrike (BVEE) 2026, me njësitë A3 dhe A4 të TC Kosova A, si dhe me njësinë B2 të TC Kosova B.