Mbrëmë, pas një avarie, njësia B1 e Termocentralit “Kosova B” ka rënë nga prodhimi. Pas një intervenimi të shpejtë, brenda tri orëve, punëtorët e Kosovës B ia kanë dalur ta rikthejnë në punë dhe tani, kjo njësi,  është duke prodhuar energji elektrike  me kapacitet të plotë. Në këtë rast, KEK sh.a. falënderon për mirëkuptim të gjitha palët e ndërlidhura që mund të jenë të  afektuara.