KEK sh.a. njofton se pas një periudhe disa mujore të prodhimit shumë stabil, në një situatë emergjente, që ka ardhur si pasojë e problemeve teknike, sot në mëngjes më 27 tetor 2013, njësia gjeneruese B2, e Termocentralit Kosova B,  është ndalur. Për këtë ndalje, në pajtim me praktikat standarde të veprimit, që zbatohen në raste të tilla, KEK-u ka informuar KEDS-in, menjëherë, posa është hetuar problemi dhe para se të ndalet njësia B2. Që nga mesnata, ekipet e Termocentralit Kosova B, janë të mobilizuara për ta identifikuar dhe sanuar këtë problem.  Për kohën e saktë të kthimit në punë të kësaj njësie publiku do të informohet nesër në mëngjes. Në këtë rast, KEK sh.a. falënderon për mirëkuptim të gjithë palët e ndërlidhura që mund të jenë të  afektuar.