KEK sh.a. njofton se, si rezultat i një angazhimi të palodhshëm dhe përkushtimi të jashtëzakonshëm të punëtorëve të Termocentralit Kosova B,   mbrëmë në ora 20:00 të datës 22 tetor 2013, njësia gjeneruese B1 e Termocentralit Kosova Bështë kthyer në operim të plotë, para afatit të paraparë optimal. Nga mbrëmë me 22 tetor 2013, në punë janë dy njësitë e Termocentralit Kosovës B si dhe njësia A3 e Kosovës A. Si rrjedhim KEK është duke prodhuar energji elektrike konform planit dhe bilancit elektro-energjetik. Në këtë rast, KEK sh.a. falënderon për punën e bërë të gjithë punëtorët e angazhuar në kthimin e njësisë B1 në operim. Njëkohësisht, falënderojmë për mirëkuptimin e treguar të gjitha palët e ndërlidhura që mund të kishin qenë të  afektuar në këtë rast.