KEK sh.a. njofton se pas një periudhe disa mujore të prodhimit shumë stabil, në një situatë emergjente që ka ardhur si pasojë e problemeve teknike, mbrëmë rreth mesnate mes 21 dhe 22 tetor 2013, njësia gjeneruese B1 e Termocentralit Kosova B që tashmë ka mbushur 30 vjet nga komisionimi, është detyruar të ndalet.

Për momentin në punë janë njësia B2 e Kosovës B si dhe njësia A3 e Kosovës A që prodhojnë rreth 400 Megavat orë.

Qysh nga mesnata, ekipet e Termocentralit Kosova B, tashmë kanë identifikuar problemin dhe janë duke punuar pandërprerë që të sanojnë problemet dhe kthejnë bllokun B1 në punë. Sipas parashikimeve preliminare pritet se njësia B1 do të kthehet në operim të plotë deri sonte në mesnatë dhe jo më larg se deri nesër në ora 07h00 në mëngjes.

Në këtë rast, KEK sh.a. falënderon për mirëkuptim të gjithë palët e ndërlidhura që mund të jenë të  afektuar.