Në shenjë falënderimi për përkrahjen e vazhdueshme që KEK-u i ofron FSK-së, kjo e fundit sot ka ndarë mirënjohje për Drejtorin Ekzekutivë të Divizionit të Qymyrit, Adil Jonuzi dhe për Departamentin e Rikultivimit. Në emër të FSK-së mirënjohjet i ndau zv. Komandanti i BMO, Koloneli, Avdi Raci. “KEK-u e ndihmon FSK-në, në vazhdimësi, edhe projektin për rregullimin e kazermës, “Adem Jashari” me ç’rast është bërë mbushja e një hapësire të madhe me dhe humusor, është përkrahur nga KEK-u” ka thënë z. Raci. Menaxhmenti i Korporatës Energjetike të Kosovës dhe punëtorët e saj mbeten në gatishmëri për mbështetje dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me FSK-në. Edhe menaxhmenti i KEK-ut, u shpreh i gatshëm për bashkëpunim me FSK-në, Adil Jonuzi, Drejtor Ekzekutiv i Divizionit të Qymyrit, theksoi: “Korporata energjetike e Kosovës, për këtë aksion ka angazhuar një numër të madh të makinerisë së rënd “Damper – Bell” me të cilët janë ngarkuar dhe transportuar mbi 1000 m3 djerrinë”. “KEK-u, ka qenë dhe do të jetë i gatshëm që të përkrahë të gjitha projektet e FSK-së” ka thënë ndër të tjera z. Jonuzi.