Duke përmbushur objektivin që ka rreth ngritjes së vazhdueshme profesionale dhe duke thelluar bashkëpunimin afatëgjate me institucionet akademike të vendosura tash e disa vite më parë. KEK-u organizoi një vizitë studimore më 21.03.2016. për mbi 55 studentë të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike te Universitetit të Prishtinës. Në këtë rast, studentët e vitit te dytë-II (të nivelit bachellor) dhe vitit të parë- I (te nivelit master), gjatë turnit të tyre të plotë njëditor në KEK, vizituan Fabrikën e Pajisjeve Xehtare, Qendrën Trajnuese, Termocentralin Kosova B dhe stabilimentet e kogjenerimit. Inxhinierët e ardhshëm të makinerisë të drejtimeve të prodhimit, menaxhimit të sistemeve industriale, energjisë ripërtëritëse dhe mekatronikës, u njoftuan për së afërmi nga menaxhmenti dhe inxhinieret e korporatës me proceset dhe funksionet që zhvillohen në stabilimentet përkatëse për prodhim të qymyrit dhe energjisë elektrike në KEK. Inxhinierët e ardhshëm dhe profesorët e tyre u ndanë shumë të kënaqur me atë që panë. Në këtë vijë, duke u falënderuar për mikëpritjen dhe përkushtimin e ofruar, ata shprehen dëshirën, që korporata të shqyrtojë mundësinë e një programi shtesë në të ardhmen të zhvillojnë punën praktike profesionale në proceset dhe stabilimentet e KEK-ut. Siq u potencua ne këtë rast nga ana e profesorit Dr.Sc. Mirlind Bruçi, synimi i një programi te tillë do të ishte ngritja e kapaciteteve profesionale dhe përgatitja e stafit akademik, të kuadrit ne lëmi të inxhinierisë mekanike, për përmbushjen e nevojave afatmesme, jo vetëm në sektorin e energjisë por edhe në tregun e përgjithshëm të punës në Kosovë. Njëherit u cek nga ana e menaxhementit të korporatës e gjithë kjo do të kishte per qëllim që inxhinierët e ardhshëm të kenë mundësi, ta zhvillojnë dhe realizojnë maksimalisht potencialin e tyre intelektual dhe profesional dhe kësisoj t’i kontribojnë në radhë të parë zhvillimit të tyre personal dhe në të njëjtën kohë edhe interesit të përgjithshëm shoqëror e kombëtar. DSC_0122 DSC_0041