Përkundër, faktit se tërë afarizmi i furnizimit dhe shërbimet e konsumatorëve, duke përfshirë edhe  bazat aktive të shënimeve të   konsumatorëve të energjisë elektrike janë në KEDS/KESCO, KEK-u gjer më tani ka përmbushur të gjitha kërkesat ligjore që dalin nga Ligji për Falje të Borxheve dhe legjislacioni i ndërlidhur, brenda mundësive logjistike dhe infrastrukturore që ka. Në këtë vijë, KEK-u ka arritur të bëjë definimin e saktë të të gjitha borxheve që janë subjekt i këtij legjislacioni ,me ç’rast janë përgatitur dhe janë publikuar ne web faqen e KEK-ut,  listat me shënimet e borxheve të papaguara deri me 31.12.2008 dhe borxheve nga data 01.01.2009, konform Ligjit në fuqi, për secilin konsumator veç  e veç.  Kek-u, përmes e-mail  adresës elektronike  ka mundësuar që të  gjithë borxhlinjëve të dërgojnë ankesat eventuale që mund te kenë në listat e publikuara. Konform legjislacionit te ndërlidhur KEK-u ka formuar komisionin e ankesave qe është duke adresuar në mënyrë të rregullt të gjitha ankesat e borxhlinjve te dërguara përmes e-mail adresës së cekur me lartë. Përfundimisht,  kërkesa për ekzekutim te faljes për rreth 63 mijë konsumatorë për te cilët falja e borxhit është e pakushtëzuar tashmë qe një kohë, është dorëzuar në KEDS/KESCO për implementim. Duke përmbyllur obligimet që dalin nga Ligji, bazuar ne marrëveshjen e privatizimit, sot me 07.03.2016, z. Arben Gjukaj, Drejtor Menaxhues i KEK-ut dhe z. George Karagutoff, Drejtor Menaxhues i KEDS/KESCO, në prani te zv. Ministrit te Financave z. Agim Krasniqi, nënshkruan një Marrëveshje te Mirëkuptimit për implementimin përfundimtar te Ligjit për Falje te Borxheve. Përmes kësaj Marrëveshje, i’u mundësohet te gjithë konsumatorëve te  energjisë elektrike te cilët kualifikohen për falje te aplikojnë për shlyerje te borxhit ne zyrat e shërbimit te konsumatorëve në KEDS/KESCO në tërë territorin e Republikës se Kosovës. Brenda dy jave pritet që të finalizohen të gjitha procedurat detale rreth qasjes ndaj konsumatorëve, kur edhe shërbimet përkatëse KEDS/KESCO do te janë te gatshme te presin konsumatorë qe aplikojnë dhe nënshkruajnë marrëveshje per faljen e borgjeve . Me këtë Marrëveshje priten te trajtohen 175.076 konsumatorë te cilët gjeografikisht janë të përfshirë në tërë territorin e Kosovës.