Ashtu siç jeni në dijeni, me vendimin e qeverisë së Republikës së Kosovës për shpalljen e asaj zone “Zonë e Interesit të Veçantë Ekonomik” janë obliguar MMPH-ja dhe Kuvendi Komunal i Kastriotit/Obiliqit të zbatojnë këto vendime, respektivisht, ndalimin e ndërtimeve apo mbindërtimeve të reja. Në këtë drejtim KEK-u është njoftuar nga inspektorati i MMPH-së, se sot do të ndërmerret një aksion për ta zbatuar ligjshmërinë konforme vendimeve të qeverisë, me çast në fushën nga e cila duhet të furnizohen Termocentralet ekzistuese me qymyr, janë demoluar disa themele të sapo ndërtuara. Në bazë të Ligjit për shpronësim dhe Kornizës së Politikave të Zhvendosjes, për këtë fushe të përfshirë në zonën e interesit të veçantë, me datë: 24 Tetor, 2016 është shpallur e ashtuquajtura data e prerjes (“cutt off date”), pas së cilës datë çdo veprim i ndërmarr rreth ndërtimeve të reja konsiderohet veprim ilegal. Për më tepër ndërtimi i objekteve ilegale në këtë zonë edhe vite më parë ka dëmtuar buxhetin e vendit dhe të KEK-ut, por edhe të qytetarëve duke ndikuar ne mënyrë te drejtpërdrejtë në tarifat e energjisë elektrike. Prandaj, KEK-u përkrahë çdo nismë të institucioneve vendore në zbatimin e ligjshmërisë. Për më shumë, në zonën e zgjerimit të mihjes sipas licencës, KEK-u së bashku me palët tjera të interesit është duke zbatuar standardet më të mira që janë të ndërlidhura me zhvendosje dhe asnjë qytetar i vetëm legjitim nuk do te dëmtohet nga ky proces përkundrazi do të ketë përfitime më të larta të cilat janë të parapara me standardet e cekura me lartë. Në këtë vazhdë, KEK-u fton të gjithë banorët që të mos shpenzojnë mjete sepse do të ndeshen me zbatimin e ligjit, gjithashtu mos të lejojnë as të ndërtohet në pronat e tyre. Njëherit, KEK-u falenderon inspektoriatin e MMPH–së dhe inspektoriatin e Komunës së Obiliqit për aksionin e sotëm lidhur me zbatimin e ligjshmërisë në këtë zonë. hade 2 hade 1