Artikulli i botuar në portalin Kosovapress dhe i marr nga shumica portaleve tjera vendore, me titull: “Bordi dhe Menaxhmenti I KEK-ut morën pagën e 13-të jashtë ligjshëm” është plotësisht i pa vërtetë. Për më tepër në këtë artikull deklarohet rrejshëm kinse vet KEK-u ka pranuar se disa zyrtar të menaxhmentit që kanë kontrata individuale kanë marrë pagën e 13-të. Përndryshe, KEK-u ka deklaruar se: “Të gjithë punonjësit e KEK-ut duke përfshir edhe zyrtarët e lartë nuk kanë marrë pagë shtesë, përveç atyre të parapara me kontrata individuale” pra, të gjithë punonjësit e KEK-ut kanë kontrata individuale. Si rrjedhojë, Korporata Energjetike e Kosovës është në proces të auditimit të pasqyrave financiare për vitin 2016 dhe pa përfunduar ky proces as nuk mund të diskutohet asnjë shtesë as për menaxhmentin as për punëtorët e KEK-ut. Prandaj, pas publikimit te pasqyrave financiare, duke u bazuar ne ligjet në fuqi, Bordi ka aprovuar një shpërblim për të gjithë punëtorët e vet si shpërblim për ballafaqim të suksesshëm me vështirësitë dhe tejkalimin e situatës se jashtëzakonshme , me temperatura ekstreme, gjatë këtij sezoni dimëror. Për më shumë secili nga të apostrofuarit është i gatshëm që të bëj publike llogaritë bankare para institucioneve relevante edhe pse shumica prej tyre e bëjnë këtë për çdo vitë në bazë të ligjit. Për më tepër, në këtë dezinformatë janë etiketuar padrejtësisht edhe zyrtarët e KEK-ut, të cilët do të kërkojnë llogari ligjore për denigrimin personal qe iu është bërë padrejtësisht në këtë artikull.