Mbrëmë, më 21.11.2015, rreth orës 23:00, KEK është njoftuar rreth një zjarri qe është paraqitur në stabilimentet energjetike të KOSTT-it të cilat gjenden afër Termocentralit Kosova A. Falë intervenimit të shpejt, angazhimit të pashoq dhe profesional te Brigadës së Zjarrfikësve të KEK-ut, stafit të TCA dhe Separacionit, zjarri është lokalizuar rreth orës 02:30, pas mesnate, pa asnjë pasojë apo dem material për KEK-un.