Për hir të së vërtetës dhe informimit të opinionit, KEK sh.a. është i obliguar të reagoi në artikullin me titull "KEK-ut i anulohet tenderi i kurdisur për material elektrik" i postuar dje, me 01.12.2015, në disa portale elektronike. Në këtë rast duhet sqaruar se në vendimin e përfolur të OSHP-së në këtë artikull nuk ka asnjë fjalë apo pretendim rreth çfarëdo lloj “kurdisje” apo keqpërdorimi nga ana e KEK-ut, por kemi të bëjmë me konflikt administrativ të niveleve të ndryshme vendimmarrëse të vetë OSHP-së. Me saktësisht, në tenderin “ Furnizim me shtylla druri dhe material përcjellës” pas vlerësimit të kujdesshëm dhe profesional, KEK kishte shpallur fitues ofertën e përgjegjshme me çmim më të lirë duke respektuar të gjitha rregullat dhe procedurat ligjore. Ky fakt vërtetohet edhe nga dy ekspertet profesional, ligjor dhe teknik, të cilët ishin caktuar nga OSHP, të cilët kanë shqyrtuar tërë lëndën dhe kanë hedhur poshtë ankesën e pretenduar. Fatkeqësisht, për arsye tërësisht joprofesionale të cilat nuk kanë të bëjnë fare me ligjin dhe ruajtjen e parasë publike, në kundërshtim me vlerësimin profesional të dy eksperteve të cilët vet i kishte caktuar  paneli shqyrtues i OSHP-së, merr vendim që lënda të kthehej në rivlerësim. Duke marr parasysh, se vendimet e OSHP-së janë të obligueshme për tu zbatuar, KEK do të vërtetoi edhe njëherë të gjitha dëshmitë dhe dokumentacionet e prezantuara përmes procedurës së rivlerësimit, duke pasur objektiv gjithmonë ruajtjen e buxhetit dhe përdorimin me efikas të parasë publike. Ndërsa, për sa i përket shtrembërimit të së vërtetës, shpifjeve dhe dëmtimit të imazhit, KEK-u është duke shqyrtuar mundësitë ligjore për të realizuar të drejtën e vet ligjore.