Me datë 24.10.2023 është kthyer në operim njësia B-1 e Termocentralit Kosova B (TC-B), në këtë njësi kanë përfunduar me sukses punimet e projektit të dilatimeve të kaldajës, ndërrimit të zbarrave të gjeneratorit elektrik, si dhe një sërë riparimesh të cilat ishin planifikuar në remontin e rregullt vjetorë.
Me këtë rast, zv. Kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK sh. a.), Përparim Kabashi me bashkëpunëtor ka qëndruar sot në TC-B, ...
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në Kosovë u takuan për të diskutuar lidhur me situatën aktuale në korporatë, si dhe objektivat dhe sfidat me të cilat përballet KEK-u.
Lidhur me këtë, Ushtruesi i Detyrës së zv. Kryeshefit Ekzekutiv, Përparim Kabashi, falënderoi Shefin e Misionit të FMN-së për Kosovën, z. Gabriel Di Bella, për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën si dhe e njoftoi atë për projektet kapitale që ja...
Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), e ka vizituar një delegacion i lartë i KfW-së në krye me Stephan Opitz, anëtar i komitetit menaxhues në KfW, përgjegjës për operacionet e KfW-së në Azi e Afrike, Moritz Reme, drejtor i KfW-së për Kosovë dhe Maqedoninë e veriut dhe Ganimete Huruglica, zv. Drejtore e zyrës së KfW-së në Kosovë dhe specialiste për sektorin e energjisë.
Delegacioni është mirëpritur nga zv. Kryeshefi Ekzekutiv (u.d.), Përparim Kabashi ...
Sot, zv. Kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Përparim Kabashi dhe Kryeshefi Ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike TERMOKOS, Fisnik Osmani kanë nënshkruar marrëveshjen për furnizim me ngrohje për sezonin dimëror 2023-24 në mes KEK dhe Termokos. Kjo marrëveshje i hap rrugën fillimit të sezonit të ngrohjes duke filluar nga data 15. 10. 2023 deri me 15. 04. 2024 për qytetarët e Prishtinës të cilët kanë qasje në rrjetin e ngrohtores Termoko...
Zv. Kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK sh. a.), Përparim Kabashi, mbrëmë ka mbikëqyrë punimet në njësisë B-1, të Termocentralit Kosova B.
Në këtë njësi përveç dy projekteve kapitale si ai i dilatimeve në kaldajë dhe ndërrimi i zbarrave (rimbështjellja e statorit të gjeneratorit), janë duke u realizuar edhe një sërë projektesh që ndërlidhen me remontin e rregullt vjetor.
Lidhur me këtë, Kabashi ka bërë të ditur se punimet që ka...
Të nderuar qytetarë të Komunës së Obiliqit dhe Komunës së Fushë Kosovës
Ju njoftojmë se nesër më datën 26.09.2023 në ora 10:00 në Sallën e Kuvendit Komunal të Komunës së Obiliqit – Rr. Adem Jashari nr.2. 15000 Obiliq, dhe
në ora 13:00 në sallën e Kuvendit të Komunës së Fushë-Kosovës - Rr. “Tahir Zemaj” nr. 2, Fushë-Kosovë,
do të organizohet debat publik nga Korporata Energjetike e Kosovës “KEK” sh.a. Prishtinë, në bashkëpunim me Ministrinë e M
Në vazhdën e mbikëqyrjes së operimeve në divizionet e prodhimit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK sh.a.), zv. Kryeshefi Ekzekutivë, Përparim Kabashi me bashkëpunëtorë ka qëndruar në mihjen sipërfaqësore, përkatësisht në Divizionin e Prodhimit të Qymyrit. Drejtuesit e mihjes sipërfaqësore kanë njoftuar z. Kabashi me arritjet e prodhimit të qymyrit dhe largimit të djerrinës pas përfundimit të procesit të shpronësimeve në zonën prej 129 hektarëve.
...
Korporata Energjetike e Kosovës njofton opinionin se në bazë të dokumentacionit të cilin kemi trashëguar, figuron se njësia “ish Mbrojtja dhe Siguria” ishte ndarë (shthurur) nga KEK-u para 19 viteve (pra në vitin 2004) sipas strategjisë në fuqi të miratuar nga Kuvendi i Kosovës, andaj nga ajo kohë ky shërbim kontraktohet nga kompanitë e licencuara të sigurimit fizik.
Për sqarim, procesi i shthurjes së KEK-ut ka filluar në vitin 2004/05, faza e parë, me n...
Prishtinë, 17.08.2023, sot zv. Kryeshefi Ekzekutiv i KEK-ut Përparim Kabashi ka mirëpritur në një takim Komandantin e Stacionit Policor në Obiliq, Togerin Zekrija Jonuzi, të cilit i uroi suksese në detyrën e re.
Në këtë takim u diskutua për vazhdimësinë e bashkëpunimit me Policinë e Kosovës, e me theks të veçantë rreth sigurisë në hapësirën e operimeve të korporatës. Tutje, zv.KE Kabashi ka njoftuar komandantin Januzi edhe për sfidat dhe objektivat me të ...
Sot, Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), respektivisht Termocentralin Kosova B, e ka vizituar një delegacion i lartë i Fondit Monetar Ndërkombëtarë (FMN) të cilët janë mirëpritur nga zv. Kryeshefi Ekzekutiv, Përparim Kabashi me bashkëpunëtorë.
Z. Kabashi ka njoftuar delegacionin për gjendjen aktuale, rezultatet e arritura, si dhe sfidat dhe proceset nëpër të cilat po kalon KEK-u, e me theks të veçantë për implementimin e projektit të Dilatimeve në K...