Atletë nga shumë vende të botës sot kanë arritur në kryeqytetin e Kosovës në një nga ngjarjet më të mëdha sportive që organizohen në vendin tonë. Adhuruesit e vrapimit kanë pasë rastin të njohin nga afër atletë cilësorë nga disa vendet të botës. Në këtë ngjarje të rëndësishme sportive ,KEK-u është përfaqësuar nga Bedri Sadiku, i cili me sukses ka arritur te përfundoj garën kryesore ne gjatësi prej 21 km. Gjysmë-maratona ‘Prishtina 2017’, mbledh garues kualitativ jo vetëm nga rajoni, por edhe nga shumë vende të botës. Gjysmë-maratona ‘Prishtina 2017’ ka filluar në orën 10:00, ndërsa gara kryesore është ajo e 21 km.