Dje, me dt: 15 Nëntor 2017, menaxhmenti i lartë i KEK-ut ka pritur në vizitë ministrin e MZHE-së z. Valdrin Lluka dhe Ambasadorin zviceran Jean Humbert Lebet, mysafirët u shoqëruan nga Drejtori Menaxhues z. Arben Gjukaj, së bashku me bashkëpunëtorët e tij z. Gjukaj së bashku me ministrin z. Lluka gjatë vizitës kanë njoftuar Ambasadorin Lebet për sfidat dhe objektivat e KEK-ut në përgjithësi me theks të veçantë rreth zhvillimeve të fundit sa i përket problemit të zhvendosjes, sfidave dhe përpjekjeve për normalizim të punës në miniera pas vendimeve të Qeverisë. Ambasadori Lebet, gjithashtu është njoftuar edhe për prodhimin e dy termocentraleve nëpër vite dhe rekordet e prodhimit që janë arritur vitet e fundit, duke i bërë me dije se KEK-u tani më ka dëshmuar se është faktor stabiliteti energjetik në vend.