“Blloku B2” pritet të kthehet në punë në orët e mbrëmjes

“Blloku B2” pritet të kthehet në punë në orët e mbrëmjes
Korporata Energjetike e Kosovës, njofton të gjithë qytetarët se për shkak të disa problemeve teknike në orët e hershme të mëngjesit është detyruar ta ndalë nga prodhimi “Bllokun B2” të Termocentralit “Kosova B” i cili prodhon 250 MW/h. Ndalja e kësaj ndjesie gjeneruese është bërë për qëllime preventive për të evitua rreziqet më të mëdha që mund të shkaktohen nga disa probleme të vogla dhe për të parandaluar ndonjë avari e cila mund të ketë pasoja të mëd...

KEK respekton me përpikmëri obligimet kontraktuale ndaj KEDS/KESCO – Reagim ndaj spekulimeve të KEDS-it

KEK respekton me përpikmëri obligimet kontraktuale ndaj KEDS/KESCO – Reagim ndaj spekulimeve të KEDS-it
Për hirë të informimit të drejtë të qytetarëve, Korporata Energjetike e Kosovës është e detyruar të reagojë ndaj keqinformimit dhe lajmeve të pavërteta që tash e disa herë po lëshohen në opinion nga KEDS/KESCO. Korporata Energjetike e Kosovës njofton opinionin publik se mungesa e furnizimit me energji elektrike, sot gjatë tërë ditës është papërgjegjësi dhe dështim i KEDS/KESCO dhe jo i KEK-ut apo KOSTT-it, apo gjoja daljes nga sistemi të “Bllokut B1” të...

Në prag të përvjetorit të pavarësisë, KEK rikthen 100 % të kapacitetit prodhues sipas bilancit

Në prag të përvjetorit të pavarësisë, KEK rikthen 100 % të kapacitetit prodhues sipas bilancit
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka kthyer në prodhim edhe “Bllokun A5” të Termocentralit “Kosova A”. Aktualisht Korporata është duke operuar me 100 % të kapaciteteve prodhuese të energjisë elektrike sipas Bilancit energjetik të aprovuar nga MZHE. Ashtu siç është premtuar nga fillimi, edhe në takimet me kryeministrin e vendit, z. Ramush Haradinaj dhe zyrtarët tjerë të institucioneve, të gjitha parashikimet janë realizuar në një afat rekord pas a...

Bordi i KEK-ut, konfirmon gatishmërinë për ngritjen e mirëqenies së punëtorëve

Bordi i KEK-ut, konfirmon gatishmërinë për ngritjen e mirëqenies së punëtorëve
Bordi i drejtorëve siguron të gjithë punëtorët e KEK-ut se mirëqenia e përgjithshme e punëtorëve të saj është dhe do të jetë një ndër objektivat kryesore të Bordit, përkundër barrës që ka në gjendjen financiare të KEK-ut dhe situatën nëpër të cilën ka kaluar korporata. Sa i përket ngritjes së pagave, Bordi është shprehur se kjo rritje ka kosto dhe ndikon në gjendjen financiare të KEK-ut. Megjithatë, është theksuar se rritje do të ketë. Mirëpo, për ta...

KEK-u në pikëllim për humbjen e punëtorit të devotshëm Fehmi Salihu

KEK-u në pikëllim për humbjen e punëtorit të devotshëm Fehmi Salihu
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, ju njoftojmë se mbrëmë pas mesnatë (02.02.2018) në vendin e punës, aksidentalisht ka humbur jetën një nga punëtorët me të devotshëm të Korporatës Energjetike të Kosovës. Tekniku i inxhinierisë, Fehmi Salihu, ka punuar në Korporatë prej shumë vitesh dhe ka qenë një nga punëtorët më të dalluar për përkushtim, përgjegjësi dhe disiplinë në punë. Lajmi për vdekjen e tij na ka tronditur të gjithëve, menaxhmentin d...

Inspektohet “Kosova A” për nivelin e sigurisë

Inspektohet “Kosova A” për nivelin e sigurisë
Divizionin e termocentralit "Kosova A" dje e kanë inspektuar institucionet relevante të Sigurisë në Kosovë. Inspektim ky i cili realizohet në baza të rregullt tremujor nga institucionet relevante të Sigurisë në Kosovë, duke përfshirë KFOR-in (CBRN ENVIRONMENTA OFICER) si dhe një ekip i specializuar për detektimin e materieve të rrezikshme të Forcës së Sigurisë të Kosovës (Regjimenti i Mbrojtjes Civile). Po ashtu prezent ishin edhe përfaqësuesit e ...

Delegacioni i lartë i KFOR-it Gjerman viziton KEK-un

Delegacioni i lartë i KFOR-it Gjerman viziton KEK-un
Një delegacion nga kontingjenti i KFOR-it gjerman ka zhvilluar një vizitë në Korporatën Energjetike të Kosovës. Delegacioni prej 20 oficerëve të rangut të lartë ushtarak, i udhëhequr nga, komandanti i Forcës së KFOR-it gjerman, nënkoloneli Elsen ka zhvilluar një vizitë, me ç’rast kanë parë për së afërmi funksionimin e dy termocentraleve dhe minierën. Delegacioni është pritur nga drejtori menaxhues i KEK-ut z. Arben Gjukaj dhe stafi menaxhues. G...

Zbatimi i masave të sigurisë në përimetrin e punimeve në mihjen e re

Zbatimi i masave të sigurisë në përimetrin e punimeve në mihjen e re
Në kuadër të zgjerimit të mihjesë së re, në zonën ku janë bërë shpronësimet në fshatrat Hade e Shipitullë, sot ka filluar edhe rrënimi i objekteve të para të cilat janë në afërsi të vendpunimeve. Rrënimi i këtyre objekteve është duke u bërë në kuadër të implementimit të masave të sigurisë. Pra i jemi ofruar deri në distancën minimale të lejuar perimetrit të shtëpive dhe për të ndërmarrë masat e plota të sigurisë kemi filluar rrënimin e tyre. Gjithçka ...

KEK: Kemi finalizuar mbi 74 kontrata dhe janë kompensuar 14 pronarë

KEK: Kemi finalizuar mbi 74 kontrata dhe janë kompensuar 14 pronarë
Procesi i nënshkrimit të kontratave/marrëveshjeve me banorët e Fshatrave Hade dhe Shipitullë është duke shkuar sipas dinamikës së paraparë dhe sipas procedurave të parapara ligjore. Në këtë drejtim, Korporata Energjetike e Kosovës, njofton banorët e kësaj zone se gjithçka është duke shkruar sipas dinamikës së paraparë. KEK-u, siç janë të njoftuar gjithë akterët e këtij procesi, ka bërë ndarjen e lagjeve me prioritet. Ndarja është bërë në tri zona. ...

KEK-u lëshon në prodhim edhe Bllokun B2

KEK-u lëshon në prodhim edhe Bllokun B2
Prodhimi vendor i energjisë elektrike ka arritur në mbi 650 MW/h. Aktualisht Korporata Energjetike e Kosovës prodhon me dy blloqe të termocentralit Kosova B me kapacitet prej 540 MW/h dhe me një bllok të TC “Kosova A” me kapacitet prej 130 MW/h. Korporata Energjetike e Kosovës, ashtu siç e ka paralajmëruar ditë me parë drejtori menaxhues, Arben Gjukaj, mbrëmë pas mesnatës ka lëshuar në prodhim edhe “Bllokun B2” të termocentralit “Kosovës B” i cili po p