Edhe sot në ditën e tretë të Konferencës së II të Komitetit Nacional CIGRE Kosovë, u vazhdua me sesionin e katërt me titull "Mundësitë dhe roli i inxhinierëve të rinj në tranzicionin e energjisë" ku KEK-u u përfaqësua nga Menaxheri i BRE-ve Erdoan Zasella.
Z. Zasella prezantoi para panelistëve dhe të pranishëmve statistikat aktuale të përfshirjes të rinjëve në KEK. Gjithashtu ai potencoi rolin e rëndësishëm dhe angazhimin e madh që inxhinierët e rinj kanë në korporatë.
Përveç kësaj, z. Zasella gjithashtu shpalosi listën e trajnimeve tē shumta që ofron Qendra e Trajnimeve në KEK për kandidatët e interesuar sidomos të atyre të moshave të reja.